CITY INN, i cili vlerësohet si një ndër hotelet më të pastërta në Prishtinë, ka aplikuar masat për të garantuar sigurinë e mysafirëve dhe personelit të hotelit përmes filozofisë sonë të shërbimit të personalizuar dhe në përpuethshmëri të plotë me protokolet e Këshillit të Udhëtimit dhe Turizmit Botëror (WTTC).

Shëndeti dhe mirëqenia e mysafirëve dhe pjesëtarëve të ekipit tonë janë dhe vazhdojnë të mbeten prioriteti kryesor i CITY INN. Prandaj, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, për të pasur një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë neve, lusim të gjithë mysafirët tanë që t’i respektojnë rregullat në vijim.

Për shkak të pandemisë së Koronavirusit (COVID-19), CITY INN ka kryer dezinfektimin e certifikuar profesional në të gjitha dhomat dhe hapësirat e përbashkëta të hotelit. Kemi siguruar që të zbatohen dhe të respektohen në mënyrë të vazhdueshme masat parandaluese në vijim:

 

Hyrja e hotelit dhe hapësirat e përbashkëta

  • Të gjithë pjesëtarët e ekipit janë të obliguar të përdorin maska kirurgjikale gjatë shërbimit të mysafirëve tanë;
  • Mysafirët dhe pjesëtarët e ekipit duhet të mbajnë distancën fizike prej 2 metrave (6.5 ft.), derisa vazhdojmë të shoqërohemi dhe ofrojmë shërbimin tonë të personalizuar;
  • Me qëllim të ngritjes së nivelit të higjienës, në të gjithë hapësirën e përbashkët të hotelit janë vënë në dispozicion dispenserët dezinfektues me bazë alkooli prej 70%;
  • Përdorimi i njëkohshëm i ashensorit është i kufizuar në vetëm një (1) mysafir ose më së shumti me dy mysafirë të cilët qëndrojnë në të njejtën dhomë;
  • Të gjitha hapësirat e përbashkëta, duke përfshirë toaletet dhe dhomën e valixheve, dezinfektohen dy herë në ditë;
  • Dorëzat e dyerve, sustat e ashensorit, parmakët e shkallëve, si dhe hapësirat dhe sipërfaqet që preken shpesh, dezinfektohen çdo dy orë në ditë; dhe,
  • Dyert e hapësirave të përbashkëta do të mbeten të hapura kurdo që është e mundur, për të zvogëluar mundësitë që të preken vendet e kontaktit.

 

Regjistrimi (Check-in) dhe largimi (check out)

  • Mysafirët këshillohen që ta bëjnë lajmërimin paraprak në lidhje me kohën e regjistrimit dhe largimit të tyre, me qëllim të parandalimit të tollovisë në recepcion;
  • Regjistrimi dhe largimi me procedurë të përshpejtuar do t’u ofrohet të gjithë mysafirëve, me ç’rast atyre u dorëzohet kartela elektronike e dezinfektuar;
  • Mysafirët këshillohen ta respektojnë orarin e regjistrimit dhe largimit, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për dezinfektimin e dhomës për qëndrimet në vijim;
  • Të gjithë mysafirëve do t’u kërkohet që, përveç informatave të zakonshme gjatë regjistrimit, të ofrojnë informata shtesë, si numrin e telefonit dhe historinë e udhëtimit të tyre gjatë 14 ditëve të fundit, në përputhje me Udhëzimet e Përgjithshme të Shëndetit dhe Sigurisë;
  • Mysafirët këshillohen që të bëjnë parapagim për qëndrimin e tyre ose të paguajnë me kartelë të kreditit gjatë largimit, pra, preferohen pagesat me kontakt minimal;
  • Faturat do t’u dërgohen mysafirëve përmes e-mailit menjëherë pas largimit të tyre; dhe,
  • Mysafirët do të kontaktohen përmes e-mailit 14 ditë pas largimit të tyre, për të marrë informata rreth mirëqenies së tyre dhe për të siguruar shkëmbimin e përvojave me hotelin tonë.

 

Dhomat e mysafirëve

  • Të gjitha dhomat, përfshirë mobiliet, shtretërit dhe tepihët, janë dezinfektuar gjatë rihapjes së hotelit tonë;
  • Banjot e dhomave janë të pajisura me artikuj toaleti njëpërdorimshe, të cilat zëvendësohen për secilin qëndrim;
  • Artikujt e minibarit të dhomës janë mënjanuar, ndërsa pijet do t’ju dërgohen në dhomën tuaj sipas kërkesës;
  • Të gjitha dhomat janë dezinfektuar pas largimit të mysafirëve, duke përfshirë pajisjet dhe gjërat që preken më së shpeshti, siç janë: dirigjuesit, dorëzat e dyerve, varëset e teshave, shportat e mirëseardhjes (welcome tray), dorëzat e dritareve dhe mobilieve; dhe,
  • Do të ofrohet furnizim i dyfishtë me artikuj sanitarë dhe produkte tjera shtesë të dhomës, për të shmangur furnizimin/kontaktin e përditshëm

 

Mirëmbajtja

  • Shërbimet ditore të mirëmbajtjes do të ofrohen sipas kërkesës së mysafirit dhe vetëm atëherë kur mysafirët nuk gjenden në dhomë, me qëllim të shmangies së kontaktit;
  • Mirëmbajtja ditore nuk do të ofrohet për qëndrimet dyditore ose më pak;
  • Mysafirët mund të kërkojnë çarçafë dhe peshqirë nëse i refuzojnë shërbimet e mirëmbajtjes;
  • Personeli i mirëmbajtjes gjatë gjithë kohës është i pajisur me maska kirurgjikale dhe dorëza njëpërdorimshe;
  • Të gjitha mjetet e pastrimit dezinfektohen/pastrohen pas çdo përdorimi në dhomë të mysafirit/es;
  • Të gjitha preparatet e përdorura për pastrim janë produkte të certifikuara profesionale të cilat i eliminojnë 99.9% të baktereve dhe virusëve; dhe,
  • Lavanderia menaxhohet duke përdorur preparate të certifikuara profesionale të cilat eliminojnë 99.9% të baktereve dhe virusëve.

 

Mëngjesi/Restoranti

  • Organizimi i hapësirës së restorantit është përshtatur në mënyrën e duhur për të siguruar distancën fizike ndërmjet tavolinave, si dhe distancën prej 1.5 metrave (4.9 ft.) ndërmjet mysafirëve;
  • I gjithë personeli i restorantit është i pajisur me maska kirurgjikale;
  • Gjatë mëngjesit, nuk do të lejohen të ulen më shumë se dy (2) persona në një tavolinë, me përjashtim të familjeve me më shumë anëtarë;
  • Mëngjesi do të shërbehet përmes gatesave të porositura në mënyrë individuale (à la carte), si dhe përmes menysë standarde, të cilat dezinfektohen pas çdo përdorimi;
  • Mysafirët mund ta porosisin mëngjesin një natë përpara;
  • Të gjitha kompletet (takëmet) e qelqit dhe poçerisë shërbehen me porosi; dhe,
  • Nuk do të jetë e mundur shërbimi në bar.

 

Shpresojmë t’ju mirëpresim përsëri në një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë neve.